Arbëri

SBASHK: S’shkojmë më në takime të stilit ju heshtni e pranoni ato që themi ne

 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASHK), ka lëshuar të shtunën një komunikatë për media, përmes së cilës kritikohet qasja e Qeverisë në raport me sindikatat.

Sipas SBASHK-ut, gjatë takimeve të së premtes në Këshillin Ekonomik-Social dhe më pas edhe në takimin e veçantë të sindikatës me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, zyrtarët qeveritarë kanë kërkuar që njëherë të ndërpritet greva e pastaj të vazhdojë dialogu.