Të martën në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë celsius.
"Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe verilindja e lehtë deri mesatare", njoftoi të martën IHK-ja.