Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ftuar kryeministrin Albin Kurti, të ndërmarrë disa veprime për tejkalim të krizës ekonomike, e ndër to edhe të investohet në gazsjellës dhe në ndërtimin e një termocentrali të ri me qymyr.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, të hënën, i ka bërë thirrje Kurtit edhe për veprime të tjera.
“Kryeministër, dil nga rrethimi! Rriti pagat me ligj; Investo në gazsjellës; Ndërto një termocentral me qymyr; Kthe investimet kapitale duke rrit vlerën e kontratave në bazë të rritjes së kostos; Jepi subvencionet për bujqësi menjëherë; Fto biznesmenët e Kosovës dhe ata shqiptarë kudo që jetojnë për investim të përbashkët; Ktheje shpresën se e ke mundësinë”, ka shkruar ai.