Policia e Kosovës njoftoi të hënën se për të mundësuar vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq në Kosovë, do të bllokohen disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eksorta.
Policia iu bëri thirrje qytetarëve për mirëkuptim deri në kalimin e kryeministres serbe, derisa u tha se për vizitën e saj do të kujdesen për të ofruar siguri dhe ruajtje të qetësisë publike.
Bëërnabiq do të vizitojë komunat veriore me shumicë serbe.
Për vizitën e Bërnabiqit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha të dielën se shpreson që ajo të mos e shfrytëzojë lejen për vizitë për të bërë deklarata përçarëse.