Arbëri

SBASHK-u nuk tërhiqet nga greva

Rrahman Jasharaj, SBASHK
 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nuk do të tërhiqet nga greva e nisur më 25 gusht, pavarësisht që Qeveria vendosi t’i ndajë nga 50 euro në muaj për secilin zyrtar publik nga shtatori deri në fund të vitit aktual fiskal. SBASHK-u po i kërkon nga 100 euro çdo muaj deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

Ymer Ymeri, koordinator në këtë sindikatë, ka thënë se ndarja nga 50 euro është ndihmë dhe jo plotësim i kërkesës së sindikatave.