Kosova i ka dhënë përgjigje pozitive kërkesës së kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, për t’i vizituar disa komuna në veri të Kosovës. Menjëherë pasi u konfirmua se kryeministrja serbe do të lejohet të hyjë në Kosovë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë ftesë për ta vizituar Luginën e Preshevës.
Shqiprim Arifi, kryetar i Preshevës, e ka ftuar Kurtin për vizitë dyditëshe.
“MPJ-ja e Kosovës ka konfirmuar vizitën e kryeministres së Serbisë në Kosovë. Andaj, më 5 shtator, zonja Bërnabiq do të udhëtojë drejt komunitetit serb në veri të Kosovë. E ftoj kryeministrin Albin Kurti për vizitë dyditore te shqiptarët në Luginën e Preshevës”, ka shkruar ai në Twitter të premten në mbrëmje.
MFA ?? has confirmed the visit of Prime Minister of Serbia to Kosovo. So, on September 5, Mrs. Brnabić travels to the Serbian minority in northern Kosovo.
— Shqiprim Arifi (@arifishqiprim) September 2, 2022
I invite Kosovo PM @albinkurti for official two-day visit to the Albanians of the Presevo Valley ??