Arbëri

AAK-ja kërkon të ndërpriten pushimet dhe të thirret në interpelancë ministri Murati

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga Kuvendi që t’i ndërpresë pushimet dhe të thërrasë interpelancë për ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin.

Këtë e ka bërë të ditur të premten shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka thënë se arsyeja e interpelancës është bllokimi i pagave për mësimdhënësit dhe një pjesë të administratës nëpër komuna.