Kryeministrja serbe, Ana Bërnbiq, raportohet se do të jetë në Kosovë më 5 shtator për një vizitë në veri të Kosovës.
Ajo do t’ia mësyjë Mitrovicës të hënën në mëngjes dhe më pas për të vazhduar në Zveçan e Leposaviq, raportoi Danas.
Bërnabiq po ashtu do të bisedojë me qytetarët e komunitetit serb në Kosovë.
Sipas raportimeve, vizita e saj është lajmëruar 72 orë më herët në institucionet e Republikës së Kosovës sipas marrëveshjes për vizitat zyrtare.
KOHA ka pyetur në Ministrinë e Punëve të Jashtme të vendit lidhur me vizitën e Bërnabiqit, por nuk ka pranuar ende përgjigje.
Nëse e arrin, kjo do të ishte hera e parë e Bërnabiqit në Kosovë.