Arbëri

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore kërkon drejtësi për 11-vjeçaren e dhunuar

Foto: Driton Paçarada/KOHA
 

Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ) që kryesohet nga UN Women ka dënuar dhunimin e vajzës 11-vjeçare në Prishtinë dhe u ka bërë thirrje institucioneve që të marrin masa efektive për hetimin e plotë të rrethanave të rastit dhe të sigurojnë drejtësi efektive për të mbijetuarën.

GSBGJ po ashtu ka kërkuar nga mediat që të përmbahen nga publikimi i informacioneve që mund të çojnë në zbulimin e identitetit të të mbijetuarës.