Arbëri

Mot pjesërisht i vranët të premten në Kosovë

Të premten në Kosovë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe jostabil.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte që vende-vende të ketë reshje shiu të përcjella me rrufe.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik (IHK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe verilindjes!