Arbëri

Kriza energjetike, miratohet propozim-vendimi për ndarjen e 41 mln € për ME-në

Ministria ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen buxhetore prej 41 milionë euro sipas kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë, si mbështetje në tejkalimin e krizës energjetike.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e kabinetit qeveritar të mbajtur të enjten ka thënë se mjetet do të merren nga nënprogrami i ringjalljes ekonomike dhe do të transferohen në Ministrinë e Ekonomisë.

“Për ndarjen e 41 milionë euro – mbështetjen në tejkalimin e krizës energjetike dhe përballimin e tarifave të shtrenjta të importit asisoj që ato tarifa të mos transmetohen te konsumatori fundor. Mjetet merren nga nënprogrami i ringjalljes ekonomike me kod 29-300 dhe transferohen në Ministrinë e Ekonomisë”, ka thënë Murati.