Arbëri

Rritet numri i patrullave të KFOR-it në veri të Kosovës

 

Trupat amerikane të KFOR-it janë vendosur në rrugët kryesore në pjesën veriore të Kosovës të premten, ndërsa të enjten nuk u arrit një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket targave dhe dokumenteve hyrje-dalje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten në Bruksel u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut të ndihmuar nga Bashkimi Evropian.