Arbëri

Palokaj: Sipas BE-së, asnjëherë s’ka pasur takim më të mirë Kurti-Vuçiq

 

Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se brenda Bashkimit Evropian, takimi i së enjtes midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është cilësuar si takimi më i mirë që palët e kanë zhvilluar deri më tash.

Në një intervistë në Interaktiv të KTV-së, të enjtjen, Palokaj ka thënë se në këtë takim edhe pse ka pasur më shumë mospajtime se sa pajtime mes palëve, sikurse Kurti, edhe Vuçiq, e kanë kuptuar që duhet të punojnë se bashku për të arritur rezultate konkrete.