Arbëri

Alaj-Bakia: Doza të pamjaftueshme të terapisë për reumatikët, çmimi i një doze në javë rreth 500 euro

 

Punonjësja e shëndetësisë, Delfina Alaj-Bakia, e cila është specializante e stomatologjisë, ka njoftuar se pacientëve me sëmundje të ndryshme reumatike po u pamundësohet trajtimi me terapinë Etanercept në Klinikën Reumatologjike.

Alaj-Bakia e cila është edhe vetë paciente me sëmundja autoimune reumatike, ka thënë se çmimi i kësaj terapie sillet rreth 500 euro vetëm për një dozë që merret një herë në javë.