Arbëri

Mandl kërkon sqarim nga BE-ja, pasi Kurti u quajt lider i opozitës kosovare

Descriptive Text

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka kërkuar sqarim nga krerët e BE-së, përfshirë Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, emisari për dialog Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, e presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për një lëshim që ishte bërë gjatë të enjtes.

Në paralajmërimin për takimin mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Borrellin e Lajçakut, ishte thënë “takim bilateral me Albin Kurtin, liderin kosovar * të opozitës”

“Takimi Beograd – Prishtinë. Takimi bilateral me Albin Kurtin, liderin kosovar * të opozitës. *Ky përshkrim është pa paragjykim ndaj pozicionit në status dhe në linjë me rezolutën 1244/1999 të OKB-së dhe opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me deklarimin e pavarësisë nga Kosova”, ishte shkruar në paralajmërimin e takimeve nga BE-ja”, thuhej në përkshkrimin.

Për këtë reagoi gazetarja austriake Franziska Tschinderle fillimisht.

“Prisni pak. A e ka prezantuar BE-ja vërtetë Albin Kurtin si ‘lider të opozitës’ në vend të kryeministrit?”, ka pyetur ajo në Twitter.

E Mandl ka shpërndarë postimin e gazetarët dhe ka kërkuar sqarime nga krerët e BE-së.

“A mund të ju kërkojë sqarime për këtë çështje që ka ngritur gazetarja Tschinderle? Faleminderit! Hvala! Thank you! Danke! Merci!” – ka shkruar Mandl në Twitter.

Image