Arbëri

Ymeri: Pa përfshirjen e SHBA-së në dialog vështirë të ketë njohje reciproke

 

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq nuk do të kthehen nga Brukseli pa nënshkrua një ujdi, qoftë edhet të pjesshme.

Ai shtoi se në Bruksel do të ketë marrëveshje për çështje e targave dhe një deklaratë për të pagjeturit si zotim i të dy liderëve për të vazhduar përpara me dialogun.