Kallëzim penal kundër nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë për krime lufte
Foto: Alban Bujari / KOHA
Shoqata Krimet e Luftës në Gjakovë, ka dorëzuar kallëzim penal të martën kundër komandantit të Brigadës 549 të Motorizuar, i cili tashmë është nënkryetar i Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq.
Përfaqësuesi i shoqatës, Gjok Sokoli, ka deklaruar se në Prokurorinë Speciale është dorëzuar dëshmi se Deliqi ka kryer krime.
"Janë me qindra dëshmi, dëshmi ka të mjaftueshme. Kam besim që ky person do të bie në dorë të Hagës. Është turpi i botës që krimineli të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit”, ka thënë ai.
Po ashtu, ai ka theksuar se është numër i madh i personave, të cilët kanë sjell dëshmi kundër nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë.
“Njëri nga të plagosurit i ka gjashtë plagë, prej granatave të ushtrisë. I ka gjashtë plagë. Është dëshmitar edhe sot", ka shtuar ai. /ksp