Arbëri

Serbia përmend sërish dhunën në veri, BE-ja fajëson të dyja palët për retorikën nxitëse

 

Zyrtarët serbë kanë ashpërsuar diskursin në raport me Kosovën dhe Bashkimin Evropian në javën kur është planifikuar të mbahet takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit Kurti e presidentit serb, Vuçiq.

Akuzat kanë ardhur pas një komunikate të zyrës së përfaqësuesit të lartë të BE-së, i cili paralajmëroi të dyja se palët se do të mbajnë përgjegjësi për çfarëdo përshkallëzimi të situatës.