Afrim Maliqi drejtor i Shoqatës “Handikos” ka folur për ndalimin e pagesës për asistentët e paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve.
Ai në emisionin “60 Minuta” në KTV ka thënë se ankesat më të mëdha janë nga personat që kanë lëndime spinale.
Maliqi ka thënë se ky grup i personave nuk marrin asnjë shërbim nga institucionet.
Sipas tij, në bazë të ligjit, një person paraplegjikik dhe tetraplegjik kur vlerësohet i merr 150 euro dhe kur ka nevojë për kujdestar, i caktohet edhe ai i merr 150 euro tjera.
“Një dyshek i rëndomtë kushton jashtëzakonisht shumë, një jastëk për ulje kushton ende më shumë. Nuk ka asnjë njësi spinale në Kosovë. Personat me lëndime spinale ballafaqohen me humbje të ndjeshmërisë. Çdo person që është përdorues i karrocës, ka nevojë për kujdestar, ndërkaq ata që janë të shtrirë për 24 orë ka nevojë për më shumë se një kujdestar. Sot nëse një person pëson ndonjë lëndim, nëse është fëmijë, nëna duhet të largohet nga puna për t’u kujdesur, gjë që bën që familja të varfërohet”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë vlerësohen nga një komision. Sipas tij problemi qëndron te mjekët që nuk kanë njohuri për lëndimet spinale.
Sipas tij, vlerësimi i mjekëve zgjatë një minutë duke shtuar se kjo nuk është normale.
Ai ka thënë se 60 persona vlerësohen brenda dy ose tri orëve.
“Këta janë duke bërë shkelje të rregullores. Personat që kanë vendim që janë paraplegjik, çdo vit kanë pasur lirim të energjisë elektrike në tarifa, kjo nuk ka ndodhur në vitin 2021. Unë jam mundur të gjej format dhe ju kam treguar anëtarëve të komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut se si të vlerësohen. Komisioni vlerësues vjen në objektin tonë dhe i bën vlerësimet. Komisioni nuk na përfill fare dhe na injorojnë në atë formë sikurse ne nuk kemi njohuri. Personave nuk iu kumtohet vendimi aty për aty, por iu thonë që i njoftojnë pas dy javësh. Në ligj nuk theksohet se do të ketë rivlerësim”, ka thënë ai.
Sipas tij, rehabilitimi është shumë i kushtueshëm pasi është privat. Thotë se shumë pak persona mund ta përballojnë një rehabilitim të tillë.
Maliqi ka thënë se edhe në gjykata, rastet zgjasin me vite.
Ai ka thënë se është optimist porse gjendja në realitet ndryshon, përkundër faktit që Qeveria ka vendosur këtë vit, si vit të personave me aftësi të kufizuara.
“