Arbëri

ATK-ja inkason mbi 416 mijë euro borxhe nga 18 biznese

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar të hënën, se ka inkasuar borxhe në vlerë prej 416.250 euro ndaj 18 subjekteve biznesore.

Sipas njoftimit të ATK-së, inkasimi është bërë të premten ndaj 18 subjekteve me obligime të papaguara në vlerë prej 1.8 milionë euro.

“Pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të ri programuara për bizneset të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake”, thuhet në njoftimin e kësaj administrate.