Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të nisë të hënën vizitën dyditëshe në Kosovë.
Begaj viziton Kosovën me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo është vizita e tij e parë jashtë Shqipërisë, që prej marrjes së detyrës javë më parë.
Gjatë kësaj vizite, presidenti Begaj do të takohet me krerët e institucioneve shtetërore të Kosovës, krerët e partive opozitare, si dhe do të bëjë homazhe te varrezat e familjes Jashari, varri i ish-presidentit Ibrahim Rugovës, si dhe do të bëjë nderime para Memorialit për Personat e Zhdukur.
Begaj do të ketë takim edhe me komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë si dhe kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj.