Arbëri

Çitaku: Kurti të mos dialogojë për barrikada me Vuçiqin

 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se procesi i dialogut Kosovë-Serbi, rrezikon të kthehet në dialog teknik, raporton Ekonomia Online.

Duke folur për takimin e planifikuar të 18 gushtit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Çitaku ka thënë se duhet biseduar atje për marrëveshje finale me njohje reciproke e assesi për barrikada e stikersa.