Arbëri

Erdhi koha me fitu!

 

Rrjeti i marketeve të lagjes Meridian Express për të 9-tin vit me radhë lansoi kampanjën “Zbulo dhuratën tënde”, përmes së cilës do të mund të fitojnë të gjithë konsumatorët që bëjne blerje mbi 20 euro. Kampanja ka filluar nga data 10 Gusht dhe vlen deri me 10 Shtator. Do të dhurohen mbi 20,000 shpërblime instant, 5 Tablet Samsung, 5 Trotinet elektrik, 5 Sony Playstation 5, 5 Laptop, 5 TV Philips, 5 Kufje Sony, 300 kupon blerje në vlerë 10 euro, 100 kupon blerje në vlere 20 euro dhe 50 kupon në vlerë 50 euro.

Kampanja “Zbulo dhuratën tënde” është kampanjë unike në tregun tonë dhe kategorizohet si një ndër kampanjat më të suksesshme. Të gjithë konsumatorët që realizojnë blerje mbi 20 euro në njërën nga pikat e Meridian Express do të pajisen me kartelën gërvishëse. Gërvishja e kartelës bëhet aty për aty dhe kështu konsumatorët kanë mundësi të dijnë menjëherë për dhuratën që kane fituar ku përveç dhuratave ekskluzive do të mund të fitojnë edhe produkte të ndryshme nga brendet pjesëmarrëse në kampanjë.