Arbëri

Gjendja në Merdar: Pritje deri në 4 orë për të dalë

Të shtunën pikat e kalimit kufitar janë të ngarkuara me pritje dhe kolona të gjata.

Deri në katër orë ka pritje në pikën në Merdar, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme që ka publikuar të dhënat pas orës 16:00.

Në hyrje të Merdarës pritjet janë mbi tri orë, kurse në dalje katër me 1800 metra kolona.

Në pikën e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë 25-30 minuta, teksa në dalje qytetarët po presin deri në dy orë.

Pritje ka edhe në Jarinje ku për të hyrë udhëtarët duhet të presin 30-40 minuta, ndërsa në dalje deri në dy orë e njëzet e minuta.

Edhe në pikën tjetër të vendkalimit kufitar Muçibabë ka kolonë në dalje prej 800 metra, ku pritjet janë 50 minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë më të vogla 5-10 minuta. Në Mutivodë po ashtu njoftohet se në dalje po presin me rreth një orë.

Image