Arbëri

Pacolli: Qeverisë Kurti i mungojnë kuadrot, eksperienca dhe dituria

Foto: KOHA
 

Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli në një intervistë për Ekonomia Online është shprehur se dëshiron ta shoh Kosovën me një Qeveri të fortë, me njerëz punëtorë e pragmatik.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme theksoi se kësaj Qeverie po i mungojnë idetë zhvillimore, kuadrot, eksperienca dhe dituria.