Arbëri

Shqipëria dorëzon rezolutën kundër raportit të Dick Martyt në Këshillin e Evropës

 

Misioni i përhershëm i Shqipërisë ka dorëzuar në Këshillin e Evropës rezolutën kundër raportit të Dick Martyt për pretendimet e pabaza për tregtinë e jashtëligjshme të organeve në Kosovë dhe Shqipëri. Rezoluta ishte miratuar në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik.

Në notën verbale të dërguar thuhet se pretendimet nga raporti i Dick Martyt, edhe pas 10 vitesh hetim, nuk janë vërtetuar dhe nuk janë të bazuara në fakte, si dhe bëhet thirrje për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të përgatitur një raport të ri në të cilin ata do të shqyrtojnë akuzat për tregti të paligjshme të organeve njerëzore.