Arbëri

1.197 raste të reja me COVID-19 të mërkurën në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të mërkurën se 1.197 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në 24 orët e fundit është 8.004.

Ndërkohë, të vaksinuar me vaksinën anti-COVID në 24 orët e fundit janë 54 në tërë Kosovën.