Arbëri

KESCO aplikon për rritje të tarifave të energjisë, shkaku i mossubvencionimit nga Qeveria

 

Furnizuesi me Shërbim Universal të rrymës në Kosovës, KESCO, ka aplikuar zyrtarisht në Zyrën e Rregullatorit për Energji, për shqyrtim të jashtëzakonshëm të të hyrave të lejuara maksimale, ka njoftuar ZRRE-ja të martën. Kërkesën për shtrenjtim të tarifave të rrymës, KESCO e ka arsyetuar me mungesën e mossubvencionimit të zotuar nga Qeveria e Kosovës.

KESCO ka thënë se nëse s’merren parasysh rreziqet aktuale, mund të krijohen probleme më të thella financiare dhe të rrezikohet siguria e furnizimit me energji elektrike.