Arbëri

Ministria e Arsimit ndan nga 7,000 euro për studiuesit e nivelit master në universitete të huaja

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se të martën ka nënshkruar vendimin për shpalljen e thirrjes publike për mbështetje financiare për studentët që janë regjistruar apo vijojnë studimet e nivelit master në universitetet më prestigjioze në botë.

Sipas njoftimit të ministres në Facebook, shuma e mbështetjes do të jetë 7,000 euro ndërsa numri i përfituesve do të jetë 20.

|Përparësi do të kenë ata që studiojnë në fushat e inxhinierisë dhe të teknologjisë informative e komunikimit, aplikantët me gjendje më të dobët socio-ekonomike, personat me aftësi të kufizuara si dhe aplikantët të cilët studimet paraprake në nivelin bachelor i kanë përfunduar në institucione publike. Për të rritur përfaqësimin e grave në mesin e studiuesve, gratë do të zgjidhen me preferencë në rastet e kualifikimit të barabartë të kandidatëve gra dhe burra.

Detajet më të hollsishme rret konkursit mund të gjenden KËTU.