Arbëri

Dy foshnje po trajtohen nga COVID-19 në Klinikën e Neonatologjisë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur të martën se 75 pacientë po marrin trajtim nga COVID-19 në klinika dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas njoftimit, dy prej pacientëve janë foshnje.

“Raporti i datës 9 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 25 pacientë + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjeno-terapi, Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë, Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje, Mjekim Intensiv Qendror, 1 rast, Spitali i Gjakovës, 15 pacientë, Spitali i Prizrenit, 5 pacientë, Spitali i Pejës, 5 pacientë, Spitali i Gjilanit, 3 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 1 pacient.