Arbëri

Hoti i reagon Kurtit: Nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe që nxisin pozitivitet

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti, se gjasat që një luftë të ngjajë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Kosovë, janë shumë të larta.

Kurti kishte bërë këtë deklaratë në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica”.

Hoti ka thënë se Kosova duhet të dërgojë mesazhe që nxitin pozitivitet.

“Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje. Nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen tonë euro-atlantike, për jetë më të mirë e për sigurinë e investimeve. Ne duhet që të sqarojmë para të gjithëve se ende kemi çështje të hapura me fqinjin verior, të cilat çështje do t'i zgjidhim me dialog, në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar, sepse opsion tjetër nuk ka dhe nuk do të lejohet të ketë”, ka shkruar Hoti në Facebook.