Arbëri

Grenelli thotë se ka folur me Thaçin: Me të njerëzit në Kosovë do të ishin në paqe

Ish i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialog Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se ka folur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, që është në paraburgim në Hagë.

Grenell ka thënë se me Thaçin president, qytetarët në Kosovë do të ishin në paqe dhe do të kishin bashkëpunim më të mirë ekonomik me fqinjët.

“Kam folur me Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Jam i bindur se njerëzit në Kosovë do të ishin në paqe nëse ai do të ishte ende president. Do të kishin po ashtu bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre – më tepër punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, ka shkruar Grenell në Twitter.