Shefi i EULEX-it, Lars Gunnar-Wigemark, ka dënuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri.
Ai ka thënë se EULEX-i do të shtojë patrullat në atë pjesë.
Të shtunën është sulmuar Policia e Kosovës në liqenin e Ujmanit.
“Të shtënat sot në liqenin e Gazivodës/Ujmanit janë edhe një sulm me zjarr ndaj Policisë së Kosovës. Askush nuk u lëndua, por këto sulme jo vetëm që janë të rrezikshme, janë edhe veprime kriminale dhe duhet të ndalojnë menjëherë. EULEX-i do të rrisë patrullat në atë pjesë”, thuhet në postimin e kreut të EULEX-it”, ka shkruar Wigemark në Twitter.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.