Arbëri

Mediumi serb tregon skemën e propagandës ruse për luftë në Kosovë

 

Që nga fillimi i tensioneve në veri të Kosovës, kanalet ruse dhe ato pro-ruse në Telegram e YouTube nisën në formë aktive shpërndarjen e panikut se në Kosovë po nis një luftë e re, ka shkruar televizioni serb “N1” duke shpjeguar se si rrjedh propaganda ruse.

“Diku pak pas orës 7 më 31 korrik, kur sirenat u aktivizuan në Mitrovicën e Veriut dhe zonat tjera në veri ku jetojnë serbët, dhe më pas u ngritën barrikadat, e informatat ende ishin të freskëta dhe të pakta, kanalet pro-ruse dhe ato të militantëve rusë u aktivizuan duke hyrë në lojë, dhe për orë të tëra mbushën përzierje informatash, gjysmëinformatash dhe komplet dezinformata e deformime”, thuhet në përshkrimin që televizioni, degë e CNN-it, ia ka bërë dezinformatave të shpërndara nga palët pro-ruse.