Arbëri

Sveçla: Të gjitha barrikadat janë larguar, zbatimi i vendimeve shtyhet deri më 1 shtator

Foto: Driton Paçarada\KOHA
 

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se të gjitha barrikadat që u vendosën mbrëmë në veri të Kosovës janë larguar.

Ai ka konfirmuar se është kthyer plotësisht liria e lëvizjes në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak.