Petkoviq: Kurti fajtori i vetëm për tenstionet

Petkoviq: Kurti fajtori i vetëm për tenstionet
Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se masat e reciprocitetit që ka vendosur Qeveria e Kosovës janë të papranueshme.
Petkoviq pas takimit me krerët e Listës Serbe në Rashkë, tha se synimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është dëbimi i serbëve nga Kosova.
“Ajo që po bën Albin Kurti është drejtpërdrejt kundër popullit serb në Kosovë e M. dhe synon dëbimin e popollut serb dhe të institucioneve serbe nga Kosova e M.”, tha Petkoviq, raporton Tanjug.“Kur kërkon dikë që ta fajësojë për situatën e sotme, le ta shoh veten në pasqyrë, sepse aty do ta shohë të vetmin përgjegjës për tensionet e reja në terren. Mbledhja e njësive ROSU dhe forcave speciale me uniforma të plota, si dhe kërcënimet e hapura ndaj serbëve nuk janë lëvizje paqeje, por derdhje e drejtpërdrejt e benzinës në zjarr, e është ajo që dëshiron Kurti”.
Ai ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq është duke u lutur vetëm për paqe dhe se deklaratat e tij janë keqintepretuar.
“Populli ynë është absolutisht i inkurajuar, pasi edhe njëherë pa mëdyshje kanë mundur të dëgjojnë nga goja e presidentit Vuçiq mbështetjen e plotë të shtetit të Serbisë. Ai ka thënë qartë se shteti i Serbisë do të fitojë”, ka thënë Petkoviq. “Në Prishtinë po shtrembërojnë çdo gjë që thuhet në Beograd për Kosoëvn e M., kështu që fjalimi i sotëm i presidentit Vuçiq është shndërruar në një lloj kërcënimi, se Vuçiq po e kërcënon dikë”.
Petkoviq ka shtuar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është zemra e dhe shtylla kurrizore e normalizimit të marrëdhënieve.
“Asociacioni është shtylla kurrizore dhe zemra e normalizimit të marrëdhënieve Beograd – Prishtinë”, ka thënë Petkoviq. “Për ne është e rëndësishme të ruajmë paqen dhe stabilitetin”.
Mbyllet takimi në Rashkë mes Petkoviqit dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës
Ka përfunduar takimi në Rashkë mes drejtorit të së ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq dhe përfaqësuesve të Listës Serbe.
Në takim ishte kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, njëherit ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, si dhe nënkryetarët e Listës Serbe, Igor Simiq e Dalibor Jevtiq.
Takimi ishte i mbyllur për publikun dhe mediat janë lejuar vetëm të bëjnë foto nga fillimi i takimit.
Ky takim po mbahet vetëm pak orë para fillimit të masave të reciprocitetit, ku qytetarëve me letërnjoftime të Serbisë do t’u dorëzohet një dokument në hyrje dhe dalje nga vendi, ngjashëm siç ndodh me qytetarët e Kosovës kur futen në territorin e Serbisë.
Nis në Rashkë takimi i Petkoviqit me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës
Në Rashkë ka nisur takimi i drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, raporton “Kosovo Online”.
Në takim me Petkoviqin është kryetari i Listës Serbe dhe ministri për Komunitete e Kthim i Kosovës, Goran Rakiq, si dhe nënkryetarët e Listës Serbe, Igor Simiq e Dalibor Jevtiq.
Takimi është mbyllur për publikun dhe mediat janë lejuar vetëm të bëjnë foto nga fillimi i takimit.
Ky takim po mbahet vetëm pak orë para fillimit të masave të reciprocitetit, ku qytetarëve me letërnjoftime të Serbisë do t’u dorëzohet një dokument në hyrje dhe dalje nga vendi, ngjashëm siç ndodh me qytetarët e Kosovës kur futen në territorin e Serbisë.
Po ashtu nga nesër fillon periudha e regjistrimit të veturave me targa ilegale, për t’i kthyer ato me targa RKS.
Petkoviq dje tha se serbët do të kërkojnë të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.
Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar sot situatën mjaft të rëndë për qytetarët serbë në Kosovë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Januzi: Minatorët u tradhtuan, pagat e tetorit i morëm tek më 27 nëntor

Deputeti i LVV-së për vrasjen e Liridona Ademjat: Do të votoja për rikthimin e dënimit me vdekje

Vihet në dyshim regjistrimi i krimeve të luftës

Bizneset kërkojnë ndihmën e institucioneve për t’i larguar 2 eurot false

“53-milionëshi”, përfaqësuesi i “Hill International” thotë se ministria e pati opinionin e tij, por e injoroi

Thaçit, Veselit e Selimit u ndalohen pëshpëritjet e gjuha e koduar gjatë vizitave

Vitia: Ligji kundër duhanit të zbatohet plotësisht, s'ka kompromis

Ekspertët e Këshillit të Evropës e cilësojnë të tepruar përdorimin e forcave policore në veri

Kusari-Lila: Kurti s’bëri kompromis, në draftin e Asociacionit s’ka autonomi për serbët

Haradinaj i bën thirrje Kurtit që t’ua plotësojë kërkesat policëve

Deputetët përplasen në Komisionin për rezervat shtetërore
