Arbëri

Punëtorët e sigurimit fizik dhe teknik kërkojnë pagesën shtesë prej 10% të pagës bazë

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Punëtorët e sigurimit fizik dhe teknik, të cilët kryejnë shërbime në institucionet shëndetësore publike në nivel vendi, kanë protestuar të premten para drejtorive të spitaleve, QMF-së, dhe Ambulancave ku ata kryejnë shërbime, në shenjë pakënaqësie për mos përfshirjen e tyre në vendimin qeveritar për pagesë shtesë prej 10% të pagës bazë.

Të njëjtit punëtorë protestuan para Administratës Qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.