Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mblidhen deputetët, në rend dite shqyrtimi i disa projektligjeve

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të enjten me fillim prej orës 10:00 në seancën e re plenare. Në rend dite është shqyrtimi i disa projektligjeve.

Fillimisht janë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe më pas pyetjet parlamentare para shqyrtimit të projektligjeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në rend dite është shqyrtimi i projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit të paraanëtarësimit (IPA III).

Po ashtu do të shqyrtohen projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për financim të politikave zhvillimore për financa publike dhe rritje të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Do të shqyrtohet edhe projektrregullorja së Kuvendit.

Shqyrtimi i dytë i projektligjit për financimin e subjekteve politike, ai për ndryshimin e ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, shqyrtimi i parë i projektligjit për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale, ai për Shëndetësi dhe shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas më 2021 janë pikat tjera të rendit të ditës.