Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së martë, në Kosovë do të mbajë mot me diell.
Sipas IHK-së, temperaturat maksimale të kësaj jave, pritet të regjistrohen pikërisht të martën.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15 e 19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30 e 37 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes 1-6 m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.