Arbëri

Dy të vdekur e 615 të prekur me COVID-19 të hënën

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën se dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, derisa u shënuan edhe 615 raste të reja pozitive.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 285 pacientë, derisa janë testuar 1.465 persona.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5.687.