Arbëri

Sveçla kritikon organet e drejtësisë: Hezitimi për të vepruar përkthehet në fuqizim të kriminelëve

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Prokuroria Speciale ka ngecur për t’i dhënë ndihmë procesit të hetimit të rastit të së shtunës pas operacionit të policisë në Leposaviq kundër kontrabandës.

Ai ka thënë se Porkuroria Speciale nuk është përgjigjur pozitivisht kur i është kërkuar nga policia që të marrë nën hetim ngjarjen e ndodhur. Kritikë bëri edhe ndaj prokurores së Prokurorisë Themelore.