Të premten, çmimi i benzinës do të jetë më i ulët për 1 cent, ndërsa nafta dhe gazi mbeten sikurse dje.
Në njoftimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për çmimet tavan të karburanteve, lajmërohet se nafta për 24 orë do të jetë 1.74 euro për litër.
Deri të shtunën në ora 10:00, çmimi maksimal i lejuar i benzinës është 1.67 euro për litër ose 1 cent më lirë se një ditë më parë.
Ndërsa, çmimi maksimal i lejuar i gazit mbetet 0.78 euro për litër.
Ky vendim, sipas MINT, është marrë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve dhe masat mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht departamenti për rregullimin e tregut të naftës.