Arbëri

MSH-ja ia beson një të korruptuari ndryshimet në Ligjin për Sigurime Shëndetësore

Nexhmedin Shaqiri

Ndryshimi i Ligjit të Sigurimit Shëndetësor është proklamuar si një nga iniciativat kryesore legjislative të Ministrisë së Shëndetësisë, por, megjithëkëtë, një nga anëtarët e grupit punues që do të kontribuojë në këto ndryshime rrënjësore është emëruar Nexhmedin Shaqiri, i dënuar për korrupsion.

 

Një i dënuar për korrupsion me vendim të formës së prerë është caktuar në majin e këtij viti si pjesë e grupit punues për ndryshimin e Ligjit të Sigurimit Shëndetësor. Nexhmedin Shaqiri është dënuar tre vjet më parë, ngase kishte kërkuar ryshfet për të kryer punën e tij zyrtare. Kryesues i grupit punues është Fatmir Plakiqi nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor, në të cilin institucion gjatë menaxhimit të tij dyshohet se ka pasur keqpërdorime të shumta

Ndryshimi i Ligjit të Sigurimit Shëndetësor është proklamuar si një nga iniciativat kryesore legjislative të Ministrisë së Shëndetësisë, por, megjithëkëtë, një nga anëtarët e grupit punues që do të kontribuojë në këto ndryshime rrënjësore është emëruar Nexhmedin Shaqiri, i dënuar për korrupsion.

Vendimi që Shaqiri të jetë pjesë e grupit punues është marrë në maj të këtij viti. Në dokumentin për emërimin e tij, ai prezantohet si ekspert i jashtëm.