Kryesia e Kuvendit të Kosovës para nisjes së mbledhjes së paracaktuar, ka mbajtur një minutë heshtje për ish-kryeministrin japonez, Shinzo Abe.
Kryesia është mbledhur të premten pasdite për një varg pikash.
Në rend janë përgatitjet për seancën plenare të re, pikat e papërfunduara nga seancat plenare të kaluara, shqyrtimi i propozimeve apo kërkesave, etj.
Ish-kryeministri japonez Abe vdiq të premten pasi u qëllua me armë teksa po mbante një fjalim para qytetarëve.
Ai u dërguar menjëherë në spital, por nuk i mbijetoi plagëve dhe sipas mjekëve vdiq nga gjakderdhja.