Arbëri

IKSHPK-ja apelon për kujdes gjatë konsumimit të ushqimit

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), iu bëri thirrje qytetarëve të enjten, që të kenë kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit.

Në komunikatën e postuar në Facebook, IKSHPK-ja shkruan se qytetarët duhet t’i shmangen konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht, ushqimeve me majonezë e salca, të mos ushqehen me ushqimin që ka qëndruar jashtë frigoriferit për mbi 2 orë si dhe ushqimet e ringrira.