Arbëri

Rama i del sërish në mbrojtje Vuçiqit në lidhje me Rusinë

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Serbia nuk mund të heqë dorë në mënyrë të shpejtë nga varësia e saj ndaj gazit rus.

Deklaratën, Rama e dha për gazetën holandaze “De Volkskrant”, ku u pyet se çfarë duhet të bëjë Bashkimi Evropian me Serbinë, pasi Beogradi zyrtar nënshkroi kontratë të re për hidrokarbure me Rusinë.