Arbëri

Mali i Zi kërkon pasaportë edhe për kosovarët deri në 18 vjeç

 

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi të martën, se për hyrje në Mal të Zi duhet pasaporta edhe për fëmijët deri në moshën 18-vjeçare.

Sipas njoftimit të MPJD-së, Mali i Zi ka pezulluar vendimin e mëparshëm, në bazë të të cilit fëmijët nën moshën 18-vjeçare janë lejuar të kalojnë kufirin me certifikatë të lindjes.