1 perditesime
12:24

Osmani paralajmëron takimin Kurti – Vuçiq këtë muaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpreson se liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë nën presidencën çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Në Slloveni, ku po qëndron për vizitë zyrtare, Osmani tha se Kosova ka plotësuar gjitha kushtet dhe se nuk ka asnjë arsye për kritere të reja.

Në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven, Borut Pahor, Osmani tha se Kosova është treguar konstruktive në dialogun me Serbinë, derisa bëri të ditur se gjatë këtij muaji mund të ketë takim mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Presidenti Pahor inkurajoi që procesi i dialogut të vazhdojë dhe dy palët të angazhohen për arritjen e një zgjidhje.

Pahor po ashtu shprehu mbështetjen ndaj rrugëtimit euro-atlantik të Kosovës. /ksp

09:54

​Osmani pritet me nderime të larta shtetërore në Slloveni

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me nderimet më të larta shtetërore nga homologu i saj slloven, Borut Pahor.

Pas takimit dy palësh, Osmani dhe Pahor do të mbajnë konferencë të përbashkët për media (11:25).

Presidentja Osmani gjatë vizitës së saj zyrtare në Slloveni do të takohet edhe me udhëheqës të Parlamentit të Sllovenisë si dhe të Këshillit Kombëtar të Sllovenisë.

Ndërkohë, forcave të Armatosura të Sllovenisë, Osmani do t`ua ndajë një dekoratë për kontributin për paqe dhe siguri në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, në të cilin përgjatë viteve kanë shërbyer mijëra ushtarë sllovenë. \ksp