Arbëri

Fejzullahu: Marrëveshja për energjinë në veri, me shumë ndikime pozitive

 

Kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu, deklaroi se implementimi i marrëveshjes për energjinë në veri nuk do të jetë i lehtë. Pas licencimit të “Elektrosever”, qytetarët në veri, ndryshe nga pjesa tjetër e vendit, do të kenë mundësi të zgjedhin edhe furnizuesin e energjisë.

Në një intervistë për KosovaPress, Fejzullahu thotë se implementimi i kësaj marrëveshje do të kishte ndikime pozitive. Sipas tij, përpos pagesës për shërbime, do të zhbllokoheshin dy linjat interkonektive mes Serbisë dhe Kosovës që do të përkthehej në më shumë të hyra për KOSTT-in, por do të bënte që të ulej edhe kërkesa për energji në veri, që është rritur dukshëm vitin e fundit, si pasojë e prodhimit të kriptovalutave.