Arbëri

Benzina shtrenjtohet për 1 cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka caktuar çmimet tavan për shitjen e derivateve, për ditën e enjte.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.86 euro për litër, i njëjti sikur të martën dhe të mërkurën, ndërsa çmimi i benzinës është rritur për 1 cent nga dita e djeshme. Benzina po shitet për 1.75 euro për litër, ndërsa gazi 0.78.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:00 e së enjtes dhe janë valide 24 orë.

Ministria pritet të caktojë çdo ditë çmimet tavan për shitjen e derivateve, bazuar në një vendim të mëhershëm të Qeverisë, që u kritikua nga naftëtarët. Sipas vendimit, naftëtarët lejohen të fitojnë 12 centë për litër në shitjet me pakicë dhe 2 centë për litër në shitjet me shumicë.